KADC fiton çmimin Dita Botёrore Pa Duhan 2015

Prishtinë, 1 qershor - Nё Ditёn Botёrore Pa Duhan, me 31 maj 2015 Kosova ёshtё nё mesin e 5 shteteve tё Regjionit tё Europёs, sё bashku me Shqipёrinё, Turqinё, Spanjёn dhe Sllovakinё sipas OBSH-sё.
Pёr kontributin nё mbrojtjen e shёndetit publik, KADC nderohet me medalje tё dorёzuar nga Shefi i Zyrёs sё OBSH sё nё Kosovё, Dr. Skender Syla.
Nё ceremoni ishte i pranishёm edhe ish - Ministri i Shёndetёsisё, tash Ministёr pёr Mjedis dhe Planifikim Hapёsinorё Prof. Dr. Ferid Agani.
OBSH ka ndarё shpёrblimin Dita Botёrore Pa Duhan 2015 KADC-sё, si njëra ndër organizatat qё aktivisht merret dhe angazhohet pёr zbatimin e Ligjit pwr Kontrollin e Duhanit, dhe avokimin pёr njё jetё mё tё shёndetshme tё qytetarёve.
Pёr çdo vit, Organizata Botёrore e Shёndetwsisw identifikon individët apo organizatat në secilin nga gjashtë regjionet e OBSHsё, për arritjet e tyre në fushën e kontrollit të duhanit duke i shpёrblyer tё pёrzgjedhurit me medalje, varёsisht nga kontributi i individёve apo organizatave.