24 Dhjetor 2024

Kadaj-Bujupi prezantoi planin për shëndetësi

Prishtinë, 26 shtator - Kandidatja për Kryetare të Komunës së Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, znj. Donika Kadaj - Bujupi prezantoi programin Zhvillimor për Shëndetësi në Komunën e Istogut.

E përkrahur nga një grup ekspertësh nga lëmi i shëndetësisë, Kadaj-Bujupi shpalosi para qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësorë planet e saj për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Komunën e Istogut.

“Plani jonë për shëndetësi në Komunën e Istogut ka tri qëllime kryesore: Ti ofrojë qasje në shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve të Istogut, të garantojë që shërbimet e ofruara shëndetësore janë të cilësisë së lartë dhe të përmirësojë mirëqenien materiale dhe profesionale të punëtorëve shëndetësorë.\"

\"Në qeverisjen e re komunale kemi poashtu në plan ndërtimin e një spitali regjional në Bjeshkët e Istogut për personat me probleme pulmologjike. Sigurimi i barnave esenciale mbetet një nga detyrat tona në mandatin e ri të qeverisjes lokale” tha ndër të tjera, znj Donika Kadaj-Bujupi.

Plani ka marrë përkrahje nga grupi i ekspertëve të cilët dhanë sugjerimet e tyrë për ndryshimet e nevojshme në mandatin e ri qeverisës.

”Sjellja e mjekut në shtëpi, menaxhimi efikas i shëndetësisë, ndërtimi i qendrave spitalore afër qytetarëve si dhe rikthimi i mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog” ishin disa nga sugjerimet që bënë paneli i ekspertëve të pranishëm në konferencë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)