Jeton Shala pranon zyrtarisht detyrën si Kryeshef i AKPPM-së
Prishtinë, 28 shtator - Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku për kryeshef të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale u emërua Jeton Shala, sot në AKPPM u bë pranim dorëzimi i detyrës nga tashmë ish u,d. i Kryeshefit të kësaj agjencie, Arianit Jakupi, Kryeshefit të sapozgjedhur, Jeton Shala.
Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në prani të Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, të cilët diskutuan për punën që është bërë gjatë këtyre dy viteve nën udhëheqjen e Arianit Jakupit, për projektet që janë realizuar e që pritet të realizohen në të ardhmen.
Gjatë kohës sa Arianit Jakupi ishte u.d.Kryeshef i AKPPM-së, në këtë agjenci janë zhvilluar reforma adekuate në sektorin farmaceutik.