22 Dhjetor 2024

Japonia përgatitet të aplikojë vaksinën Moderna tek personat 12 vjeç e lart

Tokio, 15 korrik - Japonia do të miratojë aplikimin tek të gjithë personat 12 vjeç e lart vaksinën e zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga prodhuesi farmaceutik amerikan Moderna.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK të cilin e bazon në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se do të zgjerohet mosha e përfshirjes në vaksinë e cila në të gjithë vendin aplikohet tek personat 18 vjeç e lart.

Të dhënat e fundit që i janë përcjellë ministrisë nëpërmjet kanalit Takeda, gjigantit farmaceutik japonez që është edhe partneri lokal i Moderna, pritet që të miratohen nga komiteti i ekspertëve.

Pas miratimit të vaksinës Moderna e njëjta do të mund të aplikohet tek të gjithë personat 12 vjeç e lart në të gjithë Japoninë.

Miratimi për prodhuesin amerikan Pfizer për aplikimin e vaksinës kundër COVID-19 tek personat 12 vjeç e lart u dha në muajin maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)