Jacobson sot përuron rinovimin e Klinikës Infektive
Prishtinë, 10 janar - Ambasadorja amerikane Tracey Jacobson do ti bashkangjitet ministrit të shëndetësisë Ferid Agani dhe drejtorit egzekutiv të QKUK-së për të përuruar rinovimin e Klinikës Infektive dhe Kirurgjike, në Prishtinë.
Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) është pjesë e ambasadës amerikane në Prishtinë, dhe mbështet një numër të madh të programeve të karakterit të ndihmës humanitare, në Kosovë.
ODC ka punuar në rinovimin e Klinikës Infektive dhe Klinikës Kirurgjike në QKUK. Faza e parë e projektit, nga gjthsej dy, ka përfunduar dhe do të shënohet më 10 janar.
Projekti në tërësi tejkalon dy million dollarë amerikan të cilat SHBA-të investuan në Klinakat e Infektivës dhe Kirurgjisë, të cilat gjerë më tani e bëjnë projektin më të madh të ndihmës humanitare në Ballkan, të ndërmarë nga Komanda Europiane e SHBA-ve.