Italia raporton për 627 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19
Romë, 20 mars - Italia ka raportuar për 627 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri Covid-19, një rekord i ri i zymtë që sjell numrin e rasteve të përgjithshme të vdekjeve në vend në 4.032, numër që është më i larti në botë.
Të dhënat e fundit të siguruara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve në vend vazhdon të rritet, duke u rritur me 14 për qind nga dita e djeshme, për të arritur në 37.860.
Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili tani numëron 2.549 viktima, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm në vend.
Pas thirrjeve urgjente nga autoritetet lokale, qeveria po punon në masa më të rrepta për të parandaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkelin rregullat e bllokimit.
Ushtria është vendosur për të mbështetur policët që patrullojnë rrugët në disa rajone, në përpjekje për të shmangur shkeljet.
Tani duket pothuajse e pashmangshme që shkollat të qëndrojnë të mbyllura shumë më gjatë nga data 3 prill e shpallur fillimisht, ndërsa orët e hapjes së supermarketeve dhe aktiviteteve në natyrë do të kufizohen më tej.
Lloji i koronavirusit të ri Covid-19 për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, duke u përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi botërore.