22 Dhjetor 2024

Itali do ta ndihmoj shëndetësinë e Kosovës me 3 milion euro

Prishtinë, 22 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi priti sot në një takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, që njëherësh është edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për Veriun e Kosovës.


Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në fushën e shëndetësisë dhe hapat e mëtejme drejt konkretizimit të marrëveshjes reciproke të bashkëpunimit, në të cilën kohë më parë janë vënë inicialet.


Marrëveshja e bashkëpunimit parasheh ndihmën e Republikës së Italisë për shëndetësinë kosovare në vlerë prej rreth 3 milionë euro në fushën e kardiokirurgjisë, edukimit të vazhduar dhe në fusha të tjera.


Ministri Gashi ka falënderuar Ambasadorin e Italisë për ndihëm e shtetit të tij për Kosovën si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë të shëndetësisë dhe të dy bashkëbiseduesit janë shprehur optimist se javët që vijnë do të lëvizet edhe  më shpejt me qëllim të arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe finalizimit të projekteve të përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)