Islamic Relief jep donacion më barna prej 270 mijë dollarëve
Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, priti sot në takim z. Vehbi Zeqiri, drejtor për Kosovë i organizatës jo-qeveritare Islamic Relief Kosova.
Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e MSh-së në fushën e shëndetësisë me këtë organizatë dhe organizata të tjera.
Ministri Agani e ka falënderuar organizatën Islamic Relief me seli qendrore në Birmingem të Britanisë së Madhe, e cila këtyre ditëve i ka dhuruar MSh-së për nevoja të institucioneve shëndetësore një donacion prej 270 mijë dollarëve barna dhe material shpenzuese.
Ky donacion do tu shpërndahet institucioneve shëndetësore sipas nevojave që i kanë.