02 Maj 2024

Interpol, aksion kundër falsifikimit të barnave

Prishtinë, 12 mars - Agjensia Ndërkombëtare Policore - Interpol, lajmëroi të martën nisjen e një operacioni madhor në fushën e farmaceutikës, për të luftuar përhapjen e gjërë që kanë marrë barnat e falsifikuar.

Sipas vlerësimeve, 10% e ilaçeve në vendet e BE-së nuk janë origjinale dhe një pjesë e tyre nuk kanë asnjë lloj efekti ose janë të dëmshme.

Në vendet e varfëra dhe periferike me BE-në, si Shqipëria apo Kosova, vlerësimet e Interpolit e çojnë shifrën e mjekimeve joorigjinale nga 10, deri në 50%.

29 kompanitë më të mëdha farmaceutike do të paguajnë 4,5 milionë euro në tre vitet e ardhshme, për të financuar operacionet policore.

”Duhet një përgjigje ndërkombëtare për të luftuar këtë kërcënim”, deklaroi Interpoli. Agjensia shtoi se jetët e miliona personave vendosen nën kërcënim të përditshëm për shkak të barnave të falsifikuar.

Christopher Viehbacher, shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi”, deklaroi: “Evidentimi i mjekimeve të falsifikuara, mund të jetë vendimtar për të bërë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për një pacient”.

Një vit më parë, në Pakistan, më shumë se 100 persona humbën jetën, pasi konsumuan mjekime të falsifikuara për disa sëmundje të zemrës.

Megjithatë, shumica e fataliteteve të shkaktuara nga barnat e falsifikuara mbeten të paregjistruara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)