25 Dhjetor 2024

Intensifikohet puna në Laboratorin e barnave në AKPM

Prishtinë, 24 janar - Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), siguron qytetarët e Kosovës se është e përkushtuar maksimalisht për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit publik të tyre, përmes kontrollimit të detajuar të cilësisë së produkteve dhe pajisjeve medicinale që qarkullojnë në treg.

Informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se cilësia e produkteve dhe pajisjeve medicinale që qarkullojnë në treg është e sigurtë, meqë prej janarit të këtij viti, është intensifikuar numri i analizave që bëhen në këtë laborator lidhur me mostrat e rastësishme të cilat mirren nga barnatoret apo depotë farmaceutike në Kosovë.

Prandaj, AKPM me menaxhmentin e saj dhe të gjithë profesionistët që punojnë në laboratorin për produkte medicinale, konfirmojnë edhe një herë se do të jenë gjithnjë në shërbim të interesave të qytetarëve duke zbatuar në përpikmëri legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)