22 Dhjetor 2024

Intensifikohet bashkëpunimi me Maqedoninë në shëndetësi

Prishtinë, 31 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov dhe drejtues të spitalit privat “Sistina “ nga Shkupi.

Në këtë takim u pajtua që të fillohet bashkëpunimi për sigurimin e kushteve të barabarta për trajtimin mjekësor të pacientëve nga Kosova me qytetarët e Republikës së Maqedonisë në këtë vend.

Udhëheqësit e këtij spitali nga Shkupi, kanë premtuar se pacientëve kosovarë, të cilët do të trajtohen në Maqedoni në bazë të  Marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, do t’u ofrohen çmime të njëjta të shërbimeve me ato të cilat Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë i kontrakton për qytetarët e këtij shteti.

Ministri Agani mirëpriti ofertën  e këtij spitali dhe ka premtuar kushte të barabarta për konkurrim në kuadër të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)