22 Dhjetor 2024

Intensifikohet bashkëpunimi Itali-Kosovë në shëndetësi

Prishtinë, 28 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Michael Giffoni.

Në këtë vizitë pune të Ambasadorit italian në MSh, ai e ka uruar Ministrin Agani për detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.

Ministri Agani dhe Ambasadori Giffoni janë pajtuar për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes ndërshtetërore në lëmin e Shëndetësisë midis Italisë e Kosovës.

Në pajtim me këtë Marrëveshje, gjatë vitit 2011, Qeveria italiane do ta ndihmojë MSh-në me projektin në vlerë prej 1.157.000 eurove në lëmin e ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore, luftimin e infeksioneve intrahospitalore, përmirësimin e sistemit të referimeve të pacientëve në tre nivelet e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e furnizimit me barna të Listës Esenciale.

Ministri Agani e ka falënderuar Ambasadorin Giffoni për kontributin e jashtëzakonshëm të Qeverisë italiane për Kosovën, në veçanti për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës së Kosovës.

Ministri Agani i ka pretuar bashkëpunim të mëtejme dhe afatgjatë Ambasadorit italian, mbështetur në Marrëveshjen e bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)