Instituti i Mjekësisë në Gjakovë pajiset me aparatura moderne

Prishtinë, 2 dhjetor - Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë si njësi organizative e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në të cilin ofrohet dhe zbatohet kujdesi shëndetësor tretësor, me qëllim të vazhdimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë si dhe zgjerimit të fushëveprimtarisë për ofrimin e shërbimeve të reja shëndetësore, është pajisur me aparatura të reja në disa kabinete.
Kabineti i Otorinolaringologjisë në QKMP-Gjakove është pajisur me njësinë e specializuar për ORL -ENT UNITE me modulim fleksibil dhe precizitet të lartë profesional gjatë diagnostifikimit dhe trajtimit të pacientit, si dhe me njësinë suplementare Mikroskopin Otologjik Carl Zeiss me optikë tredimenzionale për trajtim dhe diagnostifikim profesional në patologjitë otogjene.
VIDEONYSTAGMOGRAF- Otometic- Aparaturë diagnostike e cila ekzaminon sistemin periferik vestibular si dhe rrugët centrale vestibulare. Patologjia detektohet në secilin nivel të sistemit vestibular me ndihmën e : GAZE,TRACKING SACCADE, OPTOKINETIC, STATIC dhe CALORIC test. Aparatura ka sistem kompjuterik i cili kryen analizën e të dhënave në kohë reale me saktësi maksimale
Në Kabinetin e Radiologjisë është funksionalizuar Mamografi klasik MAT nëpërmjet të cilit mund të bëhet diagnostifikimi i sëmundeve malinje të gjirit.
Andaj, i inkurajojmë të gjitha gratë të i nënshtrohen kontrollit të diagnostifikimit të gjirit, në kuadër të parandalimit dhe të trajtimit sa më të hershëm të kësaj sëmundje.
Gjithashtu, QKMP- Gjakovë që nga data 17.11.2014 nga një donacion i Ambasadës Japoneze në Austri, është pajisur me aparatura të reja për Kabinetin Oftalmologjik, përkatësisht me ;
1. Argon Laser Photocoalogulation - aparat oftalmologjik që përdoret tek retinopatia diabetike proliferative, sëmundjet vaskulare dhe retinale.
2. YAG Laser - aparat oftalmologjik që përdoret për:
Capsulotomy - te kataraktat sekondare.
Iridotomy - te Glaukoma.
Aparaturat e lartpërmendura të Kabinetit Oftalmologjik të QKMP-së pas trajnimit të stafit do të fillojnë me trajtimin e pacientëve me patologjitë e lartpërmendura. Nëpërmjet këtyre aparaturave ofrohen shërbime shëndetësore të cilat mungojnë në Institucionet Shëndetësore të Rrafshit të Dukagjinit dhe të cilat tashmë janë në funksion të qytetarëve.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës - Gjakovë mbetet e përkushtuar në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese profesionale për ofrimin shërbimeve sa më cilësore për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës.