Inspektorati Farmaceutik konfiskon barna të kontrabanduara
Ferizaj, 21 shtator - Inspektorati Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale, gjatë inspektimeve ad-hoc të kryera sot në Rajonin e Ferizajt ka hasur në produkte të kontrabanduara, përkatësisht të paautorizuara për tregun e Kosovës tek dy subjekte, ndërkohë që është hasur edhe një subjekt, i cili ushtronte veprimtari në kundërshtim me Ligjin 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Produktet e hasura janë konfiskuar nga ana e Inspektoratit Farmaceutik, ndërsa subjekti i cili është gjetur të punoj pa farmacist është urdhëruar të mbyllet, derisa nuk sigurohet prania e farmacistit, i cili është përgjegjës për kryerjen e punës profesionale në barnatore.
Produktet e gjetura janë kryesisht të prodhuesve Hemofarm dhe Galenika, ku llogaritur në kuotën e kushtueshmërisë, kapin shumën mbi 3000
Ndaj subjekteve përkatëse, IFPPM do të ndjek procedurat e mëtejme konform legjislacionit në fuqi.