Infermierët dhe profesionistë tjerë shëndetësor protestojnë sot
Prishtinë, 16 shtator - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor të Kosovës ka këkuar nga të gjitha institucionet relevante duke përfshi Ministrinë e Shëndetësisë poashtu SHSKUK dhe QKUK lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga, respektivisht koeficientin 3.2, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e orëve shtesë dhe ekzekutimin e shtesave mbi pagë prej 300 €, premtim ky nga Qevevria e Kosovës.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës është munduar që këto çështje t'i rregulloj përmes dialogut social, mirëpo përkundër vullnetit të institucioneve relevante, këto kërkesë kanë mbetur pa u pashqyrtuar.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon falje nga qytetarët e Republikë së Kosovës lidhur me veprimin sindikale që do e ndërmarrim si sindikatë.
Andaj, pas takimit me Këshillin Organizativ për protesta, i cili këshill përmes nënshkrimeve morri mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor brenda SHSKUK/QKUK-së, në mënyrë unanime u vendos që sot nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë, të mbahet Protestë.
"Gjithashtu i sigurojmë qytetarët që në asnjë moment nuk do mbesin pa kujdesin infermieror ashtu si deri më tani duke pas parasysh misionin human të infemrierit si dhe duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës të cilat kërkojnë sigurimin e kujdesit minimal", thekson Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor.
Në rast se edhe këtë herë nuk do ketë reflektim nga ana e institucioneve, Sindikata e Infermierëve të Kosovë në mbledhjen e radhës së kryesisë së Sindikatës së bashku me Këshillin Organizativ, do të koordinohet për masavetjera sindikale të bazuara në Ligjin mbi Organizimin Sindikal, masa të cilat do jenë më radikale.