India me rekort testimesh, kryen mbi 500 mijë testime në ditë
New Delhi, 28 korrik - India në të gjithë vendin në 24 orët e fundit ka kryer rekord prej 528.000 teste për koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Kryeministri Narendra Modi tha se vendi po zhvillon më shumë se 500.000 teste në ditë dhe po bëhen përpjekje për të rritur këtë kapacitet në 1 milion në javët e ardhshme.
"Më shumë teste do të ndihmojnë në zbulimin dhe trajtimin e hershëm, duke ndihmuar kështu luftimin e përhapjes së virusit", tha Modi.
Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë për koronavirusin në Indi vazhdon të bie, tani duke qëndruar në 2,28 për qind.
Sipas ministrisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në Indi është rritur në 1.483.157. Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin është rritur në 33.425.
India në 24 orët e fundit ka regjistruar 47.704 raste të koronavirusit dhe 654 vdekje.