Inaugurohet Mamografi mobil

Pishtinë, 31 tetor - Organizuar nga Grupi i Grave Deputete, sot në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë, mbahet ceremonia e inaugurimit solemn të Mamografit mobil.
Sigurimi kësaj pajisjeje shumë të rëndësishme për shëndetin e grave, ka qenë projekt i Grupit të Grave Deputete të Legjislaturës së IV të Kuvendit të Kosovës, kurse është përkrahur nga shumë donatorë vendës dhe ndërkombëtarë.
Pjesëmarrësve të manifestimit do tiu drejtohen, deputetja Teuta Sahatqija, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu dhe Nafije Latifi nga Jeta Vita.
Në kuadër të ceremonisë, donatorëve u ndahen fletë-falënderime, ndërsa do të organizohen edhe veprimtari të tjera.