Inaugurohet kati shtesë urologji – kirurgji
Prishtinë, 24 korrik - Sot në objektin e Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, mbahet ceremonia e inaugurimit të katit shtesë urologji – kirurgji, e financuar nga “Gjysmëhëna e Kuqe” në vlerë rreth 300.000 euro, në sipërfaqe prej 400 m2.
Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili,
drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, përfaqësues nga donatori, Gjysmëhëna e Kuqe dhe
përfaqësues nga Spitali.