29 Dhjetor 2024

Ilazi vizitoi punimet në QKMF

Kaçanik, 19 qershor -  Është përgatitur për betonim pllaka mbi katin përdhes në objektin në ndërtim e sipër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik.

Për të parë ecurinë e punimeve, vendpunishten e ka vizituar kryetari i Komunës, Besim Ilazi i shoqëruar nga nënkryetari, Remzi Elezi dhe Fatos Koxha, drejtor i Urbanizmit, Kadastrit e Mbrojtjes së Mjedisit.

Drejtori Koxha e ka njoftuar kryetarin Ilazi se betonimi i pllakës me sipërfaqe prej mbi 1000 metrash katror pritet të bëhet gjatë fundjavës pasi paraprakisht janë kryer të gjitha punët përgatitore. Objekti i tipit P+1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katror është duke u ndërtuar me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut, Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Luksemburgut dhe Caritasit të Luksemburgut.

Sipas Kontratës së nënshkruar do të investohet shuma prej 1,245,000 euro prej të cilave Komuna do të dhuroj 350,000 euro, Ministria e Shëndetësisë shumën prej 650,000 euro, Caritasi 200,000 euro dhe ambasada e Luksemburgut do të participojë me 45,000 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)