23 Dhjetor 2024

Ilaçet e Kinës shiten si prodhime “Made in Kosova”

Prishtinë, 29 mars - Sado që në paketimet e tyre mund të shkruajë “Made in Kosova”, një sasi e barnave që iu vendosen banderola të prodhuesve vendorë, janë me origjinë nga Kina.

Një hulumtim i gazetës “Tribuna” ka vërtetuar se kompania “Prima Pharm”, që konsiderohet prodhuese e barnave, nuk i prodhon një sasi të madhe të ilaçeve në Kosovë, sado që Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), atyre ilaçeve u vendosë banderola si prodhime të Kosovës. Edhe në paketimet e ilaçeve shkruan se ato janë të prodhuara në Kosovë.

Gazeta ka zbuluar se ilaçi Ibuprufen 400 mg në treg shitet për prodhim vendor, kurse atë e prodhon kompania kineze “CSPC Ouyi Pharmaceutical Co. Ltd”.

Ky prodhues kinez i ilaçeve, madje ka lëshuar edhe certifikatë për analizën e barit, që ia ka përcjellë kompanisë “Prima Pharm”, e cila merr primatin e prodhuesit të këtyre ilaçeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)