23 Dhjetor 2024

Ilaçe më të mira mundësojnë më shumë shërime

Washington, 16 korrik - PEPFAR, ashtu siç njihet plani i Shteteve të Bashkuara për të luftuar Sidën, gëzon meritën që miliona njerëz po kurohen nga kjo sëmundje vdekje-prurëse.

Por studiuesit thonë se suksesi nuk u arrit derisa programi filloi të përdorë ilaçet ekuivalente, që janë më pak të kushtueshme se ilaçet origjinale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Joe De Capua njofton.
 
PEPFAR konsiderohet si një prej arritjeve më të sukseshme të administratës së Presidentit George W. Bush.

Objektivi i tij ishte transformimi i SIDA-s dhe virusit HIV nga një epidemi vdekjeprurëse në një sëmundje kronike të menaxhueshme. Dhe për miliona njerëz në gjithë botën ky objektiv është bërë realitet, ndërsa programi vazhdon nën administratën e Presidentit Obama.

Por, Dr. Kartik Venkatesh thotë se në fillimet e tij programi PEPFAR u dëmtua nga kostoja e lartë e ilaçeve.

“Në fillim, programi PEPFAR nuk përfshinte edhe aq shumë individë sepse ilaçet ishin më të shtrenjta dhe vetë buxheti ishte më i kufizuar. Suksesi i vërtetë i programit PEPFAR qëndron në faktin se tani ne zotërojmë dhe përdorim ilaçe ekuivalente që janë më të lira se ilaçet origjinale”.

Zoti Venkatesh është autori kryesor i një studimi të Universitetit Brown lidhur me suksesin e programit PEPFAR.

“Problemi ishte se nëse pacientët amerikanë përdornin ilaçin origjinal, që mbante patentën, atëhere ky ilaç I duhej dhënë edhe pacientëve të infektuar në gjithë botën sepse bëhej fjalë për fonde të taksapaguesve amerikanë. Kishte shumë argumente në favor të kësaj.  Me siguri që disa njerëz do të spekullonin gjithashtu se industria farmaceutike kishte interesat e veta. Por në fund të fundit, ajo që fitoi ishte fakti se ilaçet ekuivalente ishin po aq të efektshëm.”

Dhe kjo dihej në kohën kur programi PEPFAR filloi të funksiononte në vitin 2003.  Duke përdorur ilaçet ekuivalente, kostoja vjetore e programit për kurimin e një personi në vitin 2005 ra nga rreth 1,100 dollarë në rreth 300 dollarë.

“Si qeveria amerikane edhe taksapaguesit amerikanë arrijnë një rezuzltat më të lartë për fondet që shpenzojnë. Dhe për shumë vende në zhvillim, kjo do të thotë se pjesa tjetër e fondeve mund të përdoreshin për shërbime të tjera të kujdesit shëndetsore dhe jo vetëm për ilaçe”.

Programi PEPFAR ka qënë gjithashtu në gjendje të kursejë miliona dollarë nëpërmjet uljes së kostos së transportit, duke përdorur anije në vend të aeroplanëve për shpërndarjen e ilaçeve. Modeli i programit PEPFAR, thotë zoti Venkatesh, mund të zbatohet edhe për sëmundje të tjera, ndërkohë që vendet në zhvillim fillojnë të shikojnë rezultate si ato të vendeve të pasura.

“Ekziston një lëvizje që të kuptohet fakti se bara e vërtetë e ndoshta edhe më e madhe në të ardhmen do të jenë sëmundjet kroinike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri. Dhe këto sëmundje kërkojnë ilaçe kronike afat-gjatë. Mund të mësohet shumë nga përvoja e përdorimit të ilaçeve e për kurimin e virusit HIV”.

Studimi i Universitetit Brown rekomandon miratimin e një kornize ligjore që procedurat e blerjes së ilaçeve ekuivalente të jenë transparente dhe të efektshme. Për hartimin e rregullave do të përfshiheshin qeveria amerikane, Agjencia amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve, Organizata Botërore e Shëndetsisë si dhe prodhuesit e ilaçeve ekuivalente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)