23 Dhjetor 2024

IKSHPK raporton 5 vdekje dhe 437 raste pozitive me koronavirus

Prishtinë, 25 shkurt - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv brenda 24 orëve.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)