22 Dhjetor 2024

IKSHPK raporton 3 vdekje, 49 të infektuar dhe 346 të shëruar nga koronavirusi

Prishtinë, 11 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se brena 24 orëve të fundit janë raportuar 3 raste të vdekjeve dhe 49 raste të reja me koronavirus, derisa të shëruar janë raportuar 346 pacientë.

''Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive'', thekson IKSHPK.

Brenda 24 orëve IKSHPK po ashtu ka raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)