IKSHPK raporton 3 vdekje, 158 raste të reja dhe 346 të shëruar nga koronavirusi
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)", është thënë në njoftim.
Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 158 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,193 mostrave.
IKSHPK-ja se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.
Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.
Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.
Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë të enjten për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.