21 Dhjetor 2024

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës epidemiologjike nga Omicron

Prishtinë, 10 janar - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka deklaruar se situata epidemiologjike në Kosovë mund të përkeqësohet si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, është thënë në një postim të këtij Instituti në rrjetin social, Facebook.

IKSHPK po ashtu ka thënë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi, dhe u ka rikujtuar qytetarëve se mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komuna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 49.2 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 43.9 për qind me dozën e dytë.

Aktualisht në Kosovë jepet edhe doza përforcuese e vaksinës për të gjithë ata që kanë tre muaj prej marrjes së dozës së dytë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 304 raste të reja me koronavirus dhe 1.552 persona aktivë në këtë virus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)