IKSHPK konfirmon 4 persona të infektuar dhe 43 të shëruar nga koronavirusi
Prishtinë, 6 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar sot 4 persona të infektuar dhe 43 persona të shëruar nga koronavirusi.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq", është thënë në njoftimin e këtij Instituti.
Sot po ashtu janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.788.005 raste të COVID-19 dhe 261.901 raste të vdekjes.