IKSHPK, anëtar i Asociacionit të Shëndetit Publik të Europës
Prishtinë, 9 nëntor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u pranua dje anëtar i Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER).
Vendimi u mor në Asamblenë Gjenerale të ASPHER-it, që u mbajt dje në Maltë e në të cilën IKSHPK u përfaqësua nga dr. Naim Jerliu.
Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) është themeluar më 1966, si iniciativë e OBSH dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin nga pikëpamja e edukimit, hulumtimit shkencor dhe praktikës në shëndetin publik.
Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) ka 86 anëtarë nga vendet e Evropës.