25 Dhjetor 2024

IKSHP nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me IRMSH të Maqedonisë

Prishtinë, 3 dhjetor - Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani  priti sot Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Republikan të Mbrojtjes Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, Shaban Memeti.

Ekspertët e dy Instituteve të Shëndetësisë Publike diskutuan për implementimin e programit softverik në grumbullimin e rasteve të kancerit dhe shkëmbimin e informatave nga Regjistrat e kancerit të të dyja vendeve me qëllim thellimi të hulumtimeve nga kjo lëmi e shëndetësisë.

Profesor Ramadani ka informuar Drejtorin e Institutit të Maqedonisë për procesin e reformave dhe arritjet e standardeve evropiane në shëndetësinë publike në Republikën e Kosovës dhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve të larta të dy vendeve mike në fushën e shëndetësisë publike.

Nga ana e tij, Drejtori Memeti shprehu kënaqësinë dhe interesimin që kjo formë e bashkëpunimit të vazhdojë në ruajtjen e shëndetit të popullsisë së të dyja vendeve.

Në këtë takim dy Institutet nënshkruan një Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë publike dhe shkencave mjekësore duke u përqendruar në sëmundjet ngjitëse, jo-ngjitëse, shëndetin mjedisor dhe menaxhimin e katastrofave, rregulloren ndërkombëtare të shëndetësisë, rrezatimin jonizues dhe jo-jonizues, virologjisë dhe mikrobiologjisë, testimin laboratorik të ujit dhe ushqimit, IT në shëndetësinë publike, politikat dhe menaxhimi i shëndetësisë publike, problematika e sëmundjeve dhe modelimi dhe kontrolli barnave.

Në fund është shprehur zotimi i dyanshëm për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes për dy vende, dhe përkushtimi i Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të zhvillojë projekte të përbashkëta në kuadër të IPA projekteve me partnerët nga Maqedonia në fushën e shëndetësisë publike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)