23 Dhjetor 2024

IKSHP në Malishevë për masat parandaluese kundër Etheve Hemorragjike

Malishevë, 12 prill - Sot, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Naser Ramadani me ekipin e ekspertëve të Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, Prof. Ass. Sefedin Muçaj dhe Drejtorin e Klinikës Infektive Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj me Prof. Dr. Salih Ahmeti janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, për të diskutuar strategjinë e masave parandaluese kundër etheve hemorragjike në Komunën e Malishevës.

Kryetari i Malishevës, Kilaj, Drejtori për Shëndetësi, Skënder Hoti dhe Drejtori i QMKF-së- Malishevë Dr. Besim Zogaj, i kanë njoftuar zyrtarët e IKSHP-së, për angazhimet e Komunës së Malishevës, në luftimin e kësaj sëmundje në territorin e Malishevës, duke falënderuar Institutin Kombëtar për ndihmën e lartë profesionale të realizuar në vazhdimësi në tërë periudhën e pasluftës, që edhe sivjet të vazhdohet me luftimin e etheve hemorragjike.

Kryetari i Malishevës shpreson edhe në përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë drejtim, në mënyrë që sëmundjes t’i jepet një goditje më e fortë.

Prof. Dr. Naser Ramadani, çmoi lart punën e deritanishme të Komunës së Malishevës, për luftimin e kësaj sëmundje, përderisa ka premtuar edhe angazhimin maksimal të IKSHP-së, në këtë fushë. Sipas, drejtorit të IKSHP-së, Ramadani, “Dezinsektimi selektiv, i organizuar nga ana e Komunës së Malishevës, tashmë i ka dhënë efektet e saj, në rënien e numrit të të infektuarve nga ethet hemorragjike, por edhe të thumbimit nga rriqrat”.

Të gjithë kanë diskutuar dhe janë pajtuar për strategjinë e përbashkët kundër etheve hemorragjike dhe për fushatën e spërkatjes selektive, si dhe i kanë nxjerrë disa udhëzime për organizimin e kësaj fushate.

Edhe sivjet nga Komuna e Malishevës dhe Instituti Kombëtar do të organizohen dy fushata të spërkatjes së zonave endemike, e para gjatë prillit dhe e dyta, në fund të majit, apo fillim të qershorit, nëse këtë ju mundësojnë kushtet atmosferike, përderisa kësaj fushate, do ti paraprijnë fushatat e vetëdijesimit. Po ashtu, me insistimin e komunës, të gjithë janë pajtuar që fushata e këtij viti, të jetë më e gjerë, në aspektin e angazhimit të kapacitete njerëzore, por edhe në aspektin profesional, nga ana e institucioneve përgjegjëse, siç është IKSHP-ja.

Në QKMF të Malishevës u mbajt një ligjëratë nga Ekspertët e Institutit Kombëtar dhe Klinikës infektive në parandalimin e sëmundjes me të gjithë profesionistët e rajonit të Malishevës dhe do të vazhdohet me ligjërata të edukimit shëndetësor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Malishevës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)