15 Maj 2024

IKSHP anëtar i Rrjetit të EJL për sigurinë e ushqimit

Zagreb, 30 tetor - Një delegacion i  Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët  të 12 shteteve të Evropës Juglindore në Zagreb, ku të enjten u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e Rrjetit të Evropës Juglindore për sigurinë e ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, me të cilin Kosovës i hapen dyert evropiane të marrjes së  fondeve në hulumtimin e sigurisë së ushqimit, investimin në diagnostikimin e ushqimit të shëndoshë dhe parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse kronike.

IKSHPK me këtë ngrit edhe më lartë shkallën e sigurisë së ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, duke pasur parasysh se laboratorët e saj, janë të akredituar me standardet evropiane ISO 9001 dhe 17025.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)