22 Dhjetor 2024

IKSH prezenton të arriturat e saj në Kazakhstan

Prishtinë, 15 qershor - Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  Prof. Naser Ramadani po merr pjese në inaugurimin e rrjetit të “International Resource Laboratories for Iodine (IRLI) Network” në Alma Ata në Kazakhstan prej 15-17 qershor 2011.

Duke qenë se Qendra e Laboratorëve Testuese e IKSHP-së është akredituar dhe pranuar anëtar i rregullt i “Regional Resource Laboratories for Iodine RRLI Network”, profesor Ramadani do të prezantojë atje të arriturat e IKSHP-së në akreditimin e laboratorëve me ISO 17 025,  me theks të veçantë në analizat e jodit dhe të arriturat e Kosovës në eliminimin e sigurt të deficiencës së jodit në kripë.

Ky rezultat është arritur bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e UNICEF-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)