IAP dhe Shoqata e Mamive nënshkruajnë bashkëpunimin
Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Institucionit të Avokati të Popullit dhe Shoqatës së Mamive të Kosovës, arrihet me qëllim të bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve nga fusha e të drejtave të njeriut në veçanti të mbrojtjes dhe avancimit të te drejtave të nënave dhe fëmijëve dhe rolit të mamive, duke pasur parasysh obligimet përkatëse ligjore dhe funksionale të palëve.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbikëqyr, promovon dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të personave fizik dhe juridik nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike, institucioneve dhe personave apo autoriteteve të tjera, të cilët ushtrojnë autorizime publike në Republikën e Kosovës
Shoqata e Mamive të Kosovës punon në promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të mamive dhe të drejtave të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, për të siguruar të drejtat e tyre në përputhje me kushtetutën dhe ligjet dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të ndryshme nëpërmjet lobimit dhe avokimit, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve profesionale të mamive si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve cilësore.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga Avokati i Popullit, Z.Hilmi Jashari dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Mamive të Kosovës , Znj. Magbule Elezi