22 Dhjetor 2024

Hrebickova: Çekia përkrahë sektorin e shëndetësisë

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për aspekte të bashkëpunimit ndërshtetëror në shëndetësi.

Në takimin e ministrit Bukoshi me Ambasadoren Hrebickoba është konfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit të mirë midis Kosovës e Çekisë në shëndetësi, i filluar më parë, me trend të avancimit të mëtejmë dhe në këtë kuadër është edhe vizita që një delegacion i MSh-së do t’i bëj Çekisë më 19 prill 2010.

Gjatë kësaj vizite që do të realizohet në Republikën e Çekisë, midis Kosovës e Çekisë, do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit, që parasheh fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ministri Bukoshi ka vlerësuar lart kontributin e Ambasadores Hrebickova në Kosovë, në veçanti ndihmën e saj në afirmimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në shëndetësi, një bashkëpunim ky për vazhdimin e të cilit janë zotuar bashkëbiseduesit.

Republika e Çekisë është nja nga kontribuesit e dalluar në shëndetësinë kosovare dhe gjatë vitit që shkoi dhe në këtë fillim vit, ky shtet e ka ndihmuar Kosovën me asistencë në ngritjen e kapaciteteve fizike dhe profesionale që kapin shumën prej rreth 2 milionë eurove si dhe në edukimin e vazhduar profesional të kuadrit shëndetësor kosovar.

Ambasadorja Hrebickova është ambasadorja e parë me të cilën Ministri Bukoshi takohet pas marrjes së detyrës së Ministrit të Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)