23 Dhjetor 2024

Hoti: Kjo është një situatë praktikisht e luftës

Prishtinë, 12 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe U.D. të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, vizitoi sot Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për t’u informuar rreth situatës dhe masave që po ndërmerren në përballje me pandeminë COVID-19.

“Kjo është një situatë praktikisht e luftës, duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima”, tha Kryeministri Hoti. Ai kërkoi që të rritet efikasiteti në ofrimin e shërbimeve në Qendrën Klinike Universitare dhe nëpër Spitalet Rajonale, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të valës së dytë të pandemisë.

Kryeministri Hoti po ashtu ritheksoi nevojën për furnizim më të mirë me barna, ndërkohë që e falënderoi të gjithë personelin mjekësor, mjekët, infermierët dhe stafin teknik, për punën e jashtëzakonshme, profesionale.

“Jemi duke bërë përpjekje maksimale bashkë me stafin mjekësor që të përmirësojmë furnizimin me oksigjen, të adaptojmë klinikat me shtretër shtesë, të angazhojmë krejt stafin, mjekë nëpër fusha të ndryshme, që të bëjnë punën ekipore për t’u dalë në ndihmë pacientëve”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti tha se do të vazhdojë komunikim intensiv me Ministrin Zemaj si dhe me të gjitha institucionet shëndetësore, për të menaxhuar në mënyrë sa më të mirë të mundshme situatën pandemike në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)