Hope për Kosovë është shpallur projekti më i suksesshëm në rajon
Prishtinë, 28 gusht - Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësues të organizatës Projekt Hope, të udhëhequr nga drejtori për donacione, Scot Crawford, me çrast u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të MSh-së dhe Projekt HOPE, vazhdimin e bashkëpunimit si dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi për të ardhmen.
Zv.ministri Sadiku tha se është për tu vlerësuar dhe falënderuar bashkëpunimi pesë vjeçar në mes MSh-së dhe Projekt HOPE, bashkëpunim që ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes në furnizimin me barna në vendit tonë.
Më tej, Zv.ministri Sadiku i njoftoi të pranishmit për të arriturat në shëndetësi, ku në theks të veçantë vuri, themelimin e Agjencionit të Financimit Shëndetësor si paraardhëse e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, punën e madhe që po bëhet në funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe themelimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.
Interesimi i politikave tona është që të vazhdojmë bashkëpunimin, por për më tepër duhet të shohim mundësit e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në fushat tjera përveç furnizimit me barna, shëndetësia kosovare të ndihmohet edhe me pajisje medicinale por edhe në trajnimin e stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve tha Zv.ministri Sadiku.
Scot Crawford shprehu gatishmërinë e organizatës për të vazhduar bashkëpunimi me MSh-në, në realizimin e objektivave të saj, në kuadër të reformës shëndetësore, ku njoftoi se projekti i Projektit Hope për Kosovë është shpallur projekti më i suksesshëm në rajon, dhe si shkas i këtij suksesi, Drejtori Gjeneral i kësaj organizate së shpejti do të vizitoj Kosovën.
Në vazhdim në takim u paraqitën prioritet në shëndetësi, të cilat mund të jenë pjesë e bashkëpunimit në mes MSh-së dhe të Projektit Hope.