22 Dhjetor 2024

Holanda mbështetë Kosovën në fushën e shëndetësisë

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot Ambasadorin e Holandës në Kosovë,  z. Henk Voskamp.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e shëndetësisë.

Ambasadori Voskamp e ka njohur ministrin Bukoshi me aktivitetet dhe ndihmat që shteti i Holandës ka ofruar në fusha të ndryshme në Kosovë që nga paslufta e këtej.

Gjithashtu, ai kë bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit midis dy shteteve, prej 27 deri më 29 prill 2010, në Kosovë do të qëndrojnë një grup i studentëve nga të gjitha fakultetet e Mjekësisë të Holandës, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë do të priten nga Ministri Bukoshi, do ta vizitojnë Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe qendra të tjera shëndetësore në interes të njohjes së tyre me funksionimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës dhe sfidat e tij.

Po ashtu, në bashkëpunim me “Caritas”-in, pritet që ky grup të sjellë edhe një kontingjent barnash për shëndetësinë kosovare.

Ministri Bukoshi ka shprehur falënderimin e tij për ndihmën që Holanda i ka ofruar Kosovës si para ashtu edhe pas luftës, dhe njëherësh e njohur Ambasadorin me nevojat reale që i ka shëndetësia e Kosovës, në të cilën asistenca profesionale e Holandës është e rëndësishme.

Ambasadori Voskamp , nga ana e tij, ka theksuar se sikurse vitin e kaluar, kur Holanda kishte ndihmuar Kosovën për sigurimin e terapisë kundër Etheve Hemorragjike, ambasada e këtij shteti në Kosovë, do të jetë derë e hapur edhe në të ardhmen për të ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror në shëndetësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)