21 Dhjetor 2024

Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze

Prishtinë, 4 korrik - Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e  fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohët  kryerja e  procesit të Dializës.

Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës.

Po ashtu, është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës.

Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)