Haxhiu kërkon ndërtimin e një qendre të re klinike univesitare
Prishtinë, 29 korrik - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu nuk do të ndalet deri sa ta bejë realitet idenë e ndërtimit të një qendre të re klinike univesitare të Kosovës.
Ai mendon se me jetësimin e kësaj qendre të re, QKUK-ja do t\'i shpëtonte kaosit.
QKUK-ja është e ngulfatur dhe ka nevojë të ndërtohet një e re, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, e ka mirëpritur këtë ide.
Pas pyetjes sime parlamentare ministri Agani ka deklaruar se do ti ndajë 30 milionë euro. Në bazë të informatave që kam, ministri është i interesuar të gjejë donacione për jetësimin e një ideje të tillë, është shprehur Haxhiu në intervistën për Epokën e re.
Duke u ndërtuar një qendër e tillë QKUK-ja ekzistente duhet të shndërrohet në spital rajonal të Prishtinës, shprehet Haxhiu.
Qendra aktuale Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kam propozuar që me ligj të jetë spital rajonal, sepse realisht është duke e ushtruar një funksion të tillë. Në QKUK qasja dhe kualiteti i shërbimeve i përkasin një spitali rajonal, ka thënë Haxhiu.