25 Dhjetor 2024

Haxhiu: Agani, minister i dështuar

Prishtinë, 10 prill - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur shqetësimet e tij për menaxhimin e dobët të sektorit të shëndetësisë nga Ministri Ferid Agani.

"Duke shprehur konsideratën me te larte për vendimin kryeministrit te Kosovës për ndarjen e 5 milion Eurove për shërimin e fëmijëve te sëmure nga Leukemia ,  duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme që kryeministri dhe qeveria ka dhenë për shëndetësinë  duke rritur dukshëm buxhetin për Ministrinë e Shëndetësisë duke përkrahur këtë ministrin, si ne investimet ashtu edhe ne rritje te buxhetit për barnat e listës esenciale , trajtime jashtë vendit  etj."

"Edhe ne si kuvend kemi dhënë mbështetjen e duhur për ketë ministri duke trajtuar me seriozitet ligjet e kësaj sfere dhe miratuar ato, por përkundër kësaj gjendja në shëndetësinë tonë mbete e rendë dhe atë jo për shkak te mungese se mbështetjes nga institucione e lartë cekur por për shkak te paaftësisë së ministrit Agani për të menaxhuar me ketë dikaster", ka thënë Haxhiu.

Të gjithë ata që në fillim kanë menduar se Ferid Aganit ishte një zgjedhje e mire, sot që të gjithë sipas tij janë të zhgënjyer me ministrin Agani, sepse ai kishte premtuar reforma ne këtë sektor  dhe nuk arriti as të filloj ato.

"Le që nuk ka ndodh ndonjë reformë ne sektorin e shëndetësisë por mund te themi që nuk ka kur fare përmirësimi, përkundër rritjes se buxhetit për barnat e listës esenciale ato serish mungojnë dhe premtimi i Ferit Agan për këtë ka dështuar ne tersi", ka theksuar me tej deputeti Haxhiu.

Përkundër Investimeve  milionëshe  në Kardio - kirurgji , Ministri Agani sipas tij nuk arrit apo nuk dëshiroj  ta funksionalizoj  atë edhe pse donatore atij i kishin lënë ne dispozicion mbi 5 milion euro për material shpenzues  që ky repart të funksionalizohet, ndërsa  ministri Agani siç tha jave me pare ka shpenzuar nga këto para vetëm 180 mijë euro, në të njëjtën kohë ka paguar nga buxheti i shtetit miliona euro ne trajtime jashtë vendi për intervenime kardio-kirurgjike ,

Haxhiu ka permendur po ashtu se si për dy vite nuk arrin të funksionalizoj një aparat te CT –es në repartin e Emergjencës dhe paciente për diagnostifikim për te kryer ekzaminimet e nevojshme duhet  te transportohen ne repartin e neurologjis ku punon CT-ja , se sa zgjat kjo procedur nuk do komente !

Përkundër miratimit te Ligjit te Odave te Profesionisteve Shëndetësor ai nuk ka arritur te kompletoj dhe funksionalizoj asnjërën nga këto oda.

Në Oden e Mjekëve ka zgjedhe kryetaren dhe kryesin, ndërsa  nuk ka arrit as të filloj zgjedhjet në Oden e Stomatologve, Farmacisteve, Fizioterapeutëve, Mamive dhe Infermiereve që është një dështim tjeter i Ferid Aganit.

Haxhiu po ashtu ka permendur mos arritjen e themelimit  të Spitalit rajonal të Prishtinës,  menaxhimi i dobët me spitalet tjera rajonale dhe funksionimi i klinikave tani e tri vite me ushtrues detyre është dështim i radhës i Ferid Agani,

"Vendosja ne pozita kyçe e njerëzve të gjeneratës së tij dhe te profesionit te ngushtë të tij është  çështje në vete që donë një studim të veçanet."

"Kryetaren e Odes e Mjekëve e ka zgjedhe neuropsikiatre , sekretarin permanent e ka zgjedh neuropsikiatër, kryetaret e po thuajse te gjitha komisioneve ne Ministrin e Shëndetësisë i ka zgjedhë nga fusha e neuropsikiatrisë dhe  me këtë ai  ka shpërfill profesionistet e tjerë shëndetësor."

"Andaj,  në fund dua të ia rikujtoj ministrit Agani një thënie që e kam dëgjuar nga një koleg i tij neuropsikiatër : “se një i sëmur psikik ka nevojë për një neuropsikiatër , ndërsa neuropsikiatri  ka nevojë për dy “ ....  ndërsa unë them se ministri  Ferid Agani ka nevojë për tre neuropsikiatër ,  bazuar në keq menaxhimin që i ka bërë  sektorit te shëndetësisë", thekson në fund deputeti Hahxiu.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)