Haradinaj dhuroi gjak, në Javën për Dhurimin Vullnetar të Gjakut
Prishtinë, 2 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në fillim të javës për dhurimin vullnetar të gjakut, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhuroi gjak.
"Në prag të javës për dhurimin e gjakut, kam dhënë gjak bashkë me koegë dhe ju bëj thirje kolegëve të dhurojnë gjak, ai është i pazëvendësueshëm. Njëkohësisht do të punojmë që shëndetësia e Kosovës të jetë e shëndetshme gjithashtu do të punojmë që sa më shpejt edhe Kosova të ketë bankën e indeve."
"Unë dhuroj gjak rregullisht, mendoj që është dicka e mirë dhe mendoj se është mirë që gjak të dhurojnë sa më shumë qytetar kur e dimë se gjaku është i pazëvendësueshëm për pacientët", tha Haradinaj.
Haradinaj, gjithashtu, falënderoi edhe punëtorët shëndetësorë për punën dhe angazhimin e tyre.
Ndërkaq, Dr. Luan Jaha nga Departamenti i Shëndetësisë në AAK, tha se dhurimi i gjakut është ndjenjë e mirë dhe humane.
Me Drejtimin e Ri, shëndetësia e Kosovës të shndërrohet në një storie suksesi", tha Jaha.