Hapet spitali Amerikan në Kosovë
Prishtinë, 6 prill - Investimi më i ri tepër serioz dhe i rëndësishëm që ka shoqëruar Spitalin Amerikan është Spitali Amerikan në Prishtinë, Kosovë inaugurimi i të cilit bëhet me 6 prill 2012.
Spitali Amerikan në Prishtinë është spital i përgjithshëm që ofron pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kirurgjinë, Ortopedinë, Gjinekologjine me Obstetrikë, Pediatrinë me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështëtëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.
Spitali i cili ndodhet në periferi të Prishtinës, në Hajvali, ka 3000 m2 sipërfaqe, 4 kate, 30 shtretër, 3 salla operacioni, 2 dhoma lindjeje, 2 dhoma suite(VIP) me pajisjet më të avancuara mjekësore që do të jenë në shërbim të pacientëve.
Spitali Amerikan në Prishtinë ka punësuar afro 100 personel mjekësor të specializuar vendor dhe ndërkombëtar të cilët përmes teknologjisë së avancuar mjekësore dhe duke iu referuar protokollove mjekësore ndërkombëtare mëton të ofrojë shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë duke pasur gjithnjë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e pacientit.
Spitali Amerikan i hapur në Kosovë është pjesë e rrjetit të Spitaleve Amerikane të cilët operojnë suksesshëm që pesë vite në Shqipëri dhe ku kanë gjetur mundësi shërimi shumë kosovarë.
Spitali Amerikan në Kosovë është një investim i BedminsterCapitalManagement Fund, një fond investimesh me qendër në NewYork, pjesëmarrës të të cilit janë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Zyra e Investimeve të Huaja (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor tëndryshëm privat amerikan.
Investimet e fondit janë fokusuar në Europën Juglindore në kompani me emër në Turqi, Rumani, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Kosovë. Vlera totale e investimeve në rajon vitet e fundit kap shifrat e rreth 500 milion USD. Vlera e investimit në Spitalin Amerikan në Tiranë kap shifrën e 35 milion eurove gjersa investimet iniciale në Kosovë janë të planifikuara në shumën prej 7 milion Eur.
Spitali Amerikan i themeluar në 2006, hodhi gurin e parë të themelit në shërbimin privat spitalor në vend. Spitali Amerikan, i cili nisi punën menjëekiptë përbërënga72 mjekë, infermierë, punonjës të diplomuarapotrajnuarnëShqipëri, Evropë, TurqieSHBA, numëron sot 700 punonjës tashmë edhe më me eksperiencë, edhe më të përkushtuar.
Gjatë fillimeve të aktivitetit në fokus të shërbimit të Spitalit ishin pacientët me probleme kardiake, nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Sot spitali numëron 2300 pacientë nënshtruar suksesshëm ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës.
Në mars të vitit 2008, pikërisht tre vite më parë, Spitali Amerikan zgjeroi gamën e shërbimeve me një poliklinikë me 24 specialitete që u ka shërbyer më shumë se 120 000 pacientëve deri në fillim të 2012-ës. Me zgjerimin e numrit tëspecialiteteveSpitalithemeloiura tërejabashkëpunimi me universiteteprestigjioze nëfushën e mjekësisësi; AKAHA nëVienë, Universiteti i Ankarasëetj. dukeshkëmbyer kështuexperiencëjo vetëm profesionaleporedheakademike.
Në Nëntor 2009 grupi i Spitaleve Amerikane u zgjerua me American Medical Center Fier dhe më tej, në Shkurt 2010 me American Medical Center Durres. Dy qendrat mjekësore në dy qytetet e mëdha të vendit, jo vetëm kanë shërbyer si qendra referente në diagnostikë e imazheri por edhe kanë lehtësuar ndjeshëm barrën e pacientëve të hemodializës të cilët e marrin tashmë këtë shërbim më pranë vendeve ku banojnë. Me pas investimi më i ri dhe më ambicioz në shërbimin shëndetësor privat në Shqipëri:
Kjo ndërtesë, krejtësisht e re, me sipërfaqe 6000 m2, e pozicionuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Rrugën e Dibrës është investimi më i madh i aksionerëve te këtij grupi në Shqipëri dhe kalon shifrën e 20 milionë Euro. Funksionaliteti i ndërtesës së Spitalit Amerikan 2, është planifikuar dhe strukturuar referuar standardeve ISO për të cilat ky spital është tashmë i çertifikuar si edhe standardeve të Joint Commission International, autoritetit më të lartë ndërkombëtar akreditues për shërbimin spitalor.
Spitali Amerikan II, që vjen si pasojë e rritjes së kërkesës ndaj Spitalit Amerikan në Laprakë, është komplementar me atë ekzistent. Aktiviteti i spitalit Amerikan 2 është fokusuar në lindje, kirurgji gjinekologjike, kirurgji të përgjithshme, ortopedi, urologji dhe kirurgji plastike. Por jo vetëm.
Një nga armët e forta, që përbën njëherazi edhe një pjesë të madhe të investimit të ri, është Qendra e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizimit InVitro me Laboratorin e parë dhe të vetëm të Andrologji Embriologjisë në Shqipëri. Spitali Amerikan 2 ka 9 kate, 23 dhoma poliklinikë, 58 dhoma shtrimi teke, 5 dhoma suitë (VIP), 3 dhoma lindjeje, 3 salla operacioni; reanimacion me 8 shtretër për të rritur dhe një reanimacion për të sapolindurit, unik në llojin e tij, me pajisjet më të avancuara në këtë fushë.
Urgjenca, imazheria, laboratori qendror, ambulancat dhe farmacia janë vetëm disa nga njësitë mbështetëse të poliklinikës me 26 departamente qe i shërbejnë tashmë pacientëve në Spitalin Amerikan 2.