Hapet simpoziumi i dytë satelitor i KOMC-së
Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani mori pjesë sot në hapjen solemne të punimeve të Simpoziumit të Dytë Satelitor, të cilin Kosova Opeen Medical Club - KOMC e mban në bashkëpunim me Austrian American Foundation, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë dhe LuxDev KSV/014.
Në këtë simpozium me mysafirë edhe nga SHBA, Meksika, Republika Çeke dhe Lituania, me tema kryesore është : Imazheria e avancuar diagnostike dhe terapeutike.
Ministri Agani tha është kënaqësi ti drejtohem një simpoziumi të organizuar në mënyrë funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Ka vlerë të veçantë një trajnim i tillë. Mjekët kanë nevojë, por edhe etje për dije. Shëndetësia është duke kaluar një kohë të vështirë por ngritja e kuadrove po dëshmohet edhe në këtë rast nga vetë prezenca juaj në këtë simpozium, u tha Ministri Agani pjesëmarrësve të simpoziumit.
Ambasadori i Austrisë z. Johann Brieger dhe Zëvendës-ambasadorja e Çekisë znj. Jana Kalman, iu drejtuan gjithashtu të pranishmëve, duke ju premtuar për përkrahje të vazhdueshme në çdo formë të mundshme, në fushën e shëndetësisë.
Pjesëmarrësit u njoftuan nga Dr. Bujar Gjikolli, president i KOMC për ecurinë e këtij simpoziumi, rëndësinë dhe njohuritë që do ti marrin gjatë ligjëratave të profesionistëve në lëmi të ndryshme shëndetësore. Të pranishmit u njoftuan edhe për të arriturat e këtij organizimi në vendet e ndryshme të botës.
Me një fjalim pjesëmarrësve iu drejtua edhe Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Njazi Gashi, i cili e theksoi rëndësinë e ndihmës për shëndetësinë kosovare edhe përmes përkrahjes profesionale siç është simpoziumi.