24 Dhjetor 2024

Hapet shkolla për ultrasonografi “Ian Donald School Branch”

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani mori pjesë sot në hapjen solemne të kursit të parë të Ian Donald School Branch në Prishtinë.

Kjo shkollë ndër më prestigjiozet në botë për ultrasonografi në mjekësi, sidomos për Obstetrikë dhe Gjinekologji, udhëhiqet nga profesorët eminentë në botë: Prof. Asim Kurjak-Kroaci dhe Prof. Frank Chervenak-SHBA.

Këta profesorë bashkë më disa të tjerë nga shtete të ndryshme të botës dhe rajonit janë duke marrë pjesë në mbajtjen e kësaj shkolle në Kosovë që i filloi sot punimet.

Ministri Agani tha se hapja e një shkolle të këtillë është mirëpritur, duke marrë parasysh nevojën që gjeneratat e reja në fushën e mjekësisë t’i zotërojnë zhvillimet moderne në këtë shkencë.

Ministri ka theksuar, gjithashtu, se reforma shëndetësore në Kosovë, do të krijojë ndër të tjera edhe mundësi shumë më të mira për profesionistët shëndetësore në edukimin e tyre të vazhduar profesional, me qëllim të realizimit të programeve të avancuara në fushën mjekësore, në funksion të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore.

Shkolla Ian Donald School Branch  ka për qëllim avancimin profesional të mjekëve kosovarë nga aspekti i ultrasonografisë e me këtë të ndikojë dukshëm në përmirësimin e diagnostikimit dhe parandalimit të shumë sëmundjeve që mund të prekin nënën dhe fëmijën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)