Hapet Qendra për Shëndetin e Gruas
Prishtinë, 2 shkurt - Sot në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet hapja solemne e Qendrës për Shëndetin e Gruas, e cila është mundësuar falë përkrahjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikës Obstetrike Gjinekologjike dhe Dartmouth-Hitchcock Foundation.
Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas, është iniciativë e fondacionit humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë.
Qendra do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre duke përfshirë mes tjerash, përgatitjen për një shtatzënësi të shëndetshme, ecurinë e saj dhe procesin e lindjes, kujdesin ndaj foshnjës, rëndësinë e të ushqyerit me gji dhe informacione të tjera për shëndetin riprodhues.