22 Dhjetor 2024

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Lipjan

Lipjan, 13 Shtator - Sot hapëm pikën e 14-të të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Kjo qendër u hap falë donatorëve të AMC-së të cilët përgjatë viteve të kaluara dhuruan fonde në ngjarjet tona vjetore si “Let’s Dance” në Prishtinë, “Meet us Halfway” në New York, “Save a life” në Cyrih dhe fushatës televizive #dashniekujdes.

Klasat për Nëna është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children të cilat ofrojnë shërbime edukative shëndetësore si; përgatitje për shtatzëni të shëndetshme, kujdesin ndaj foshnjes, rëndësinë e të ushqyerit me gji, dhe informacione të tjera të nevojshme për zhvillim të shëndetshem të foshnjes.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur për bashkëpunimin me organizatën Action for Mothers and Children në hapjen e kësaj qendre dhe jemi të bindur që vajzat dhe gratë e komunës sonë do të përfitojnë shumë nga kjo qendër”-u shpreh Dr. Agim Krasniqi, drejtori i QKMF-së në Lipjan.

Duke pasur parasysh që këto klasa kanë për qëllim që të përmirësojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë ne do të angazhohemi drejt zgjerimit të tyre në gjithë Kosovën. Vlen të përmendet që deri më tash, rreth 6,800 gra kanë përfituar nga këto klasa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)