Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Pejë
Dr. Petrit Loci, drejtor i departamentit të shëndetesisë në Komunën e Pejës theksoi se “jemi shumë të gëzuar qe komunës sonë po i shtohet ky shërbim i nevojshem për nënat dhe fëmijet.” Duke falenderuar donatorët dhe organizatorët, Dr. Dukagjin Sahatciu u zotua se kjo qendër do të shfrytëzohet për edukimin e nënave dhe partnereve të tyre për periudhen e para lindjes, shtatzanisë, dhe kujdesin ndaj femijës.
Prezenca e z. Gazmend Muhaxheri, kryetarit te Komunes, nderori ceremonine sot dhe bëri prerjen zyrtare te shiritit.
Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Pejë shënon pikën e 8-të, apo komunën e 7-të që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës në nivelin primar. Qendra “Klasat per Nena” në Pejë do të ofrojnë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, këshillime rreth rritjes së fëmijës përmes disciplines positive etj. aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.
Qendra Informuese në Pejë është e hapur çdo ditë pune për të gjitha grate e vajzat e Komunës së Pejës, si dhe partneret e tyre. Orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Pejë, ne uebfaqen e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës. Këtë vit u hapen edhe Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Kaçanik e Prizren, dhe vitet më pare edhe në Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë, e Mitrovicë.
Hapja e qendres sot u mundesua nga Raiffeisen Bank në Kosovë, njeherit edhe partner i vazhdueshem i fondacionit tonë. Ky program mbështetet edhe nga Solidar Suisse, në kuader të projektit Kosana ne Kosove.