Hapet punishtja e karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 23 shtator - Handikosnë kuadër të programit ka edhe përmbushjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara për pajisje ndihmëse në mënyrë që ata të jenë sa më të pavarur. Për realizimin e këtij qëllimi, Handikosdo të hap Punishten e karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara, të parën e këtij lloji në Kosovë, e cila do t`ju lehtësojë atyre lëvizjen e lirë.
Hapjen e Punishtes e mundësojnë, organizata humanitare Direct Connect dhe fabrika për prodhimin e karrocave ROC WHEELS nga SHBA, ndërsa qëndrueshmërinë e saj do ta mbështesin Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë.
Të pranishëm do të jenë Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zv. Ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, përfaqësues të organizatës dhe fabrikës Amerikane dhe shumë persona me aftësi të kufizuara përfitues të karrocave të montuara në Punishte.
Me këtë rast, fillimi i punës së kësaj Punishte në një ceremoni rasti do të mbahet sot duke filluar nga ora 13.30 në Handikos - Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, rruga Nekibe Kelmendi, Prishtinë.