29 Dhjetor 2024

Hapet panairi për Shëndetësi dhe Turizëm

Prishtinë, 28 maj - Në Prishtinë është hapur panairi i parë ndërkombëtar i Shëndetësisë dhe Turizmit, në të cilin po marrin pjesë kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë panair që është organizuar nga kompania “Oscar SHPK”, kompanitë dhe subjektet pjesëmarrëse do të ekspozojnë para publikut të gjerë dhe profesionistëve shëndetësor pajisje dhe teknologji nga disiplina të ndryshme mjekësore përfshirë ato diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese.

 Po ashtu kompanitë vendore e ndërkombëtare do të prezantojnë para qytetarëve oferta turistike për këtë vit, përfshirë ofertat për lloje të ndryshme të turizmit.

Organizatorët e këtij panairi thanë se përmes këtij panairi, mëtojnë të krijojnë një lidhje dhe bashkëpunim që për rezultat do tëketë aplikimin e pajisjeve dhe metodave të reja në trajtimin sa më bashkëkohor dhe cilësor të pacientëve.

Në hapje të këtij panairi morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendeskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ish deputeti Jeton Sfirca, përfaqeuses nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Panair i shëndetësisë dhe Turizmit është rezultati bashkëpunimit midis kompanisë “Oscar Shpk” dhe partnerëve të saj vendor e ndërkombëtarë.

Kompanitë ekspozuese në këtë panair janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Greqia, Gjermaniaetj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)