Hapet konkursi për punësimin e mbi 60 specialistëve të mjekësisë
Prishtinë, 2 prill - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e 63 specialistëve në lëmi të ndryshme mjekësore në Kujdesin Dytësor dhe në Kujdesin Tretësor Shëndetësor, në kuadër të përpjekjeve për qasje sa më të mirë të qytetarëve në shërbimet e ndryshme specialistike shëndetësore.
Me inkuadrimin në punë të këtij numri të specialistëve do të zbutet çështja e papunësisë së rëndë, të kuadrit mjekësor në vend dhe shënohet një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi deri në fund të këtij viti me miratimin e Ligjit të ri të Shëndetësisë.
Punësimi i specialistëve do të bëhet në QKUK, QKSUK, Qendrën Kombëtarë të Transfuzionit të Gjakut, IKSHP dhe në spitalet rajonale të vendit.