29 Dhjetor 2024

Hapet kongresi ndërkombëtar për shkenca mjekësore - KISCOMS

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në hapjen e Kongresit Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore – KISCOMS 5, i cili ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtij Kongresi. “Kjo është një ngjarje që duhet ta shohim më shpesh në Republikën e Kosovës, për shkak se kemi një rini të shkëlqyeshme, një gjeneratë inteligjente dhe duhet të besojmë në ta”.

Ministri Bajrami tha se, misioni i krijimit të një arsimi të lartë cilësor nuk është mision i pamundur. “Është mision i mundur, sepse janë këta hulumtus të rinj që tregojnë se ne kemi kapacitete, kemi të rinj inovativ dhe kreativ që dinë ta stimulojnë hulumtimin shkencor”.

Duke folur për hapjen e debatit për reformën e arsimit të lartë, ministri Bajrami theksoi rëndësinë e hulumtimit shkencor në reformimin e përgjithshëm të universiteteve, “por sidomos për fillimin e kërkimeve shkencore në një vend të ri siç është Republika e Kosovës, e cila nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe teknologjik, nuk mund të ketë praktikim të teknologjive të reja, pa një gjeneratë të hulumtuesve dhe shkencëtarëve të rinj”.

Duke pasur para vetes qindra pjesëmarrës në këtë Kongres, ministri Bajrami u shpreh i sigurt se ky potencial është një potencial me të cilin duhet të krenohet jo vetëm Universiteti i Prishtinës, por e gjithë bota akademike. “Këta njerëz nesër do të mundësojnë hulumtime shkencore, të cilat do të zhvillojnë shkencën, por do të mundësojnë edhe ndërrimin e mentalitetit. Nuk ka përparim dhe integrim pa zhvillimin e dijes dhe pa hapjen e dyerve për të rinjë inovativ”.

Ministri Bajrami tha se, jemi të vendosur që përmes reformimit të universiteteve ta bëjmë si komponentë të detyrueshme dhe obligueshme punën kërkimore dhe shkencore.

MAShT ka përkrahur organizimin e Kongresit KISCOMS, por ministri Bajrami premtoi mbështetje edhe më të madhe dhe rritje të fondeve për hulumtuesit e rinj.

Në Kongresin e 5-të do të prezantohen mbi 45 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës janë rreth 600 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)